Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar Bajram Begajn, pasi ky i fundit edhe zyrtarisht mori detyrën e presidentit të ri të Shqipërisë.
“I nderuar President, nga zemra ju uroj mbarësi në funksionet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë dhe rrethanë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ish-ushtaraku Bajram Begaj mori sot zyrtarisht detyrën si presidenti i tetë i Shqipërisë.