Kolona nga mëngjesi, më shumë se dy orë pritje për mërgimtarët në Preshevë

Aktuale

Kolona nga mëngjesi, më shumë se dy orë pritje për mërgimtarët në Preshevë

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 12:47
Ilustrim

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi.

Automjetet e udhëtarëve në dalje nga Serbia dhe në hyrje në Kosovë, në pikën kufitare të Preshevës, mëngjesin e sotëm kanë pritur deri në dy orë e gjysmë.

Sipas informacioneve të Drejtorisë së Policisë Kufitare në Serbi, në Gradinë koha e pritjes për hyrja nga Serbia në Kosovë është 100 minuta, ndërsa në Batrovci 120 minuta.

Përpos këtyre hyrjeve, mërgimtarët, të cilët gjatë këtyre ditëve po vijnë në numër të shtuar në Kosovë, mund të shfrytëzojnë edhe pikë-kalimet në Merdare dhe në Dheun e Bardhë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat