Shkarkimi i Fadil Kodrës nxiti reagime, flet për herë të parë avokati i tij: Vendimi për shkarkimin e tij e ka vulën e Albin Kurtit

Aktuale

Shkarkimi i Fadil Kodrës nxiti reagime, flet për herë të parë avokati i tij: Vendimi për shkarkimin e tij e ka vulën e Albin Kurtit

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 17:58
Fadil Kodra

Faton Fetahu, avokat i Fadil Kodrës, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë “shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, me shkarkimin e klientit të tij nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Avokati beson se ky vendim në fakt u mor nga kryeministri Albin Kurti.

“Një vendim i tillë është i projektuar, i dirigjuar dhe e ka edhe vulën e kryeministrit”, tha ai.

Fetahu tha se Kodra “s’ka pasur asnjë vërejtje për punën e tij

“Përkundrazi, ka vetëm raporte pozitive dhe vlerësime vendore dhe ndërkombëtare për punën e tij”, tha ai.

Avokati tha se nuk i dinë ende arsyet e shkarkimit të Fadil Kodrës, njërit prej bashkëluftëtarëve të parë të Adem Jasharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat