Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi gjatë një takimi sot me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu, kanë biseduar për krijimin e programit të kardiokirurgjisë së fëmijëve në Kosovë dhe përkrahja nga shteti italian për realizimin e këtij objektivi tejet të rëndësishëm.
Latifi falënderoi ambasadorin De Riu dhe shtetin italian për ndihmën e dhënë deri më tani në sektorin e shëndetësisë, dhe për aktivitetet përkatëse për krijimin e këtij shërbimi të nivelit të lartë për kujdesin shëndetësor të fëmijëve tanë.
Ministri Latifi dhe ambasadori De Riu u dakorduan që të gjitha procedurat për dërgimin e ekipit kosovar mjekësor për trajnim në Itali.
Si dhe përgatitjet për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë qendër të përfundohen gjatë fillimit të vjeshtës.