Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të cilët po qëndrojnë në SHBA, sot do të takohen me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Osmani, e cila bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po qëndrojnë në SHBA për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në, ka bërë të ditur se takimi me Blinken do të ndodh sot në ora 16:30 sipas kohës lokale në Uashington D.C.
“Së bashku me kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me ShBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Osmani.
E këtë takim Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e quan si lajmin më të mirë në dy vitet e fundit.
Sipas tij, real politikës nuk mund t’i ik asnjë lider politik, duke shtuar se gjërat në vjeshtë do të kenë një ritëm tjetër, me theks të veçant dialgun.
“Takimi i Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti me Sekretarin e Shtetit Blinken lajmi më i mirë në dy vitet e fundit.
Mesazh se gjërat në vjeshtë do të kenë një ritëm tjetër, me theks dialogu.
Edhe pse takim i vonuar mbase për një vit e më tepër, prapë më mirë vonë se kurrë. Real politikës smund t’i ik asnjë lider politik”, shkruan Ehat Miftaraj në Facebook.