Rrëfimi i deputetes, Ganimete Musliu, ka vazhduar edhe për komentet e shumta nëpër rrjete sociale që i bëhen asaj.
Jo rrallëherë ajo është pre e tyre, por duket se atë nuk e pengojnë aspak ndonëse është e vetëdijshme që familja e saj shpesh është lënduar.
Gjithsesi, ajo deklaroi se nuk jeton për komentuesit, mundohet të mos bëjë keq dhe kjo ka rëndësi për të.
“Unë e kam jetën time, e di që kam edhe shumë adhurues, nuk jetoj unë për komentues”, pohoi mes tjerash ajo.