62 vjeçari ngacmoi seksualisht 17 vjeçarin në Podujevë, Prokuroria vihet në lëvizje

Aktuale

62 vjeçari ngacmoi seksualisht 17 vjeçarin në Podujevë, Prokuroria vihet në lëvizje

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar së fundi për një ngacmim seksual të ndodhur në Podujevë.

Viktima në këtë rast është një 17 vjeçar.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me këtë rast të ngacmimit seksual, ku dyshohet se një mashkull 62 vjeçar ngacmoi seksualisht një mashkull 17 vjeçar.

I dyshuari lidhur me këtë rast është ndaluar për 48 orë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmim seksual”. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa në koordinim me policinë hetimore janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast“, tha Ulaj.

Madje sipas informacione të para thuhet se i dyshuari e kishte ngacmuar të miturin duke e prekur në pjesë intime dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në njërën prej kafeneve të Podujevës, ku i dyshuari e kishte ftuar 17 vjeçarin për kafe.

Me të ndodhur rasti, viktima është nisur drejt stacionit policor për të denoncuar atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat