Bytyqi e AAK-së: Marrëveshjen e nënshkroi Rizvanolli në SHBA

Aktuale

Bytyqi e AAK-së: Marrëveshjen e nënshkroi Rizvanolli në SHBA

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:42
Albana Bytyqi

Shkuarjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në e ka kritikuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ajo është shprehur se Kurti e Osmani kanë qenë vetëm spektatorë në SHBA, ndërsa marrëveshjen e ka nënshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ky është statusi i plotë i saj:

Boll mirë. Pse mos me shku në Amerikë kryeministri Kurti e presidentja Osmani, në rolin e spektatorit, për një marrëveshje që ka me nënshkru ministrja Rizvanolli.
 

Me rëndësi që populli është mirë, pagat i ka të larta, e mirëqenia në nivel. #Hipokrizia s’ka kufi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat