​1187 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Aktuale

​1187 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar një mijë e 187 raste të reja të infektimit me COVID-19.

Në raportin ditor të ministrisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 22 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 613, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë gjithsej nëntë mijë e 820.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat