Mërgimtari i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Hashim Thaçin: E shoh andërr tu e djeg veten për ta!

Aktuale

Mërgimtari i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Hashim Thaçin: E shoh andërr tu e djeg veten për ta!

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:30
Vesel Bajrami

Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e ka takuar vetëm tri herë gjatë jetës së tij. Por, për Vesel Bajramin, Thaçi është gjithçka.

“Është njëri i shekujve. Shqiptarët vetëm tre njerëz i kanë të rangut të Thaçit, është Skënderbeu, është Enver Hoxha dhe Hashim Thaçi. Ish-presidenti është ikonë, është liria, pavarësia, është shteti i Kosovës”, tha ai.

Ndër të tjera, Veseli i cili jeton në Gjermani, gjatë kësaj interviste, tha që ka dhimbje të madhe që nga koha kur Thaçin e kanë dërguar në Hagë, dhe që shpesh e sheh në ëndërr.

“Në fakt unë e kam një familje të mrekullueshme, dhe më vjen çudi qysh nuk më xhelozojnë. Që nga marrja peng e presidentit Hashim Thaçi, kam dhimbjen emocionale për këtë njeri. Jam në gjendje të bëj gjithçka për Thaçin. Jam në gjendje të sakrifikojë gjithçka për të. Kam pa andërr si lloj proteste, ta djegi vetën në sallën e Hagës”, tha Veseli.

49 vjeçari, i cili vjen nga Ferizaj, por që jeton në Gjermani thotë se vetëm dy herë ka qajtur në jetën e tij dhe atë për Thaçin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat