Komisioni për Mjedis i largon mediat nga takimi me sindikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil

Aktuale

Komisioni për Mjedis i largon mediat nga takimi me sindikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:25
Foto nga takimi

Anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, kanë larguar gazetarët nga mbledhja e paraparë të mbahej me sindikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli me përkrahjen e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, propozuan që këtë mbledhje ta mbajnë me dyer të mbyllura, për siç thanë se ato paraprake ishin mbajtur pa praninë e medieve.

Duke marrë parasysh problemet në këtë institucion mendoj që problemet do të duhej të ishin të hapura edhe për mediat. Por që meqë nuk i kemi takuar me media as drejtorin e as bordin atëherë pajtoj të mos e takojmë me media as sindikatën”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se takimi i mbyllur do të mundësonte që të diskutohen hapur problemet e sindikatës.

I vetëm përballë tyre, ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili kundërshtoi largimin e gazetarëve nga kjo mbledhje.

Nuk jam i vetëdijshëm që në ndonjë takim ne kemi vendosur t’i largojmë mediat besoj që as atëherë as tash nuk duhet t’i largojmë mediat”, tha Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat