Presidentja Osmani kujton Enver Zymberin

Aktuale

Presidentja Osmani kujton Enver Zymberin

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:20
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar policin Enver Zymberi në 11-vjetorin e rënies së tij. 

Osmani ka thënë se ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

“Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor”. 

Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, Osmani ka kujtuar edhe 21 policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës.

“Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat