​Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Aktuale

​Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit. Në një komunikatë për media kërkohet kujdes i shtuar në komunikacion.

,,Duke pasur parasysh se jemi në sezonin veror, me ç’ rast është shtuar fluksi i automjeteve, ardhja e bashkatdhetarëve ku ditëve të fundit vërehet edhe rritje e numrit të aksidenteve përfshirë aksidentet me lëndime dhe me fatalitet, Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet e saj me prezencë të shtuar policore përmes pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimit në lëvizje, me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve e kundërvajtjeve si dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës. Mosrespektimi i rregullave të trafikut, vozitja e pa kujdesshme, tejkalimi i shpejtësisë, mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës, tejkalimi në vendet e ndaluara dhe kundërvajtjet tjera janë disa nga shkaktarë e aksidenteve me pasoja fatale e dëme materiale, ku disa prej dëmeve materiale ju paraqesim në fotot e bashkangjitura’, theksohet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Andaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat