​Latifi-Benedejçiq diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Slloveni në shëndetësi

Aktuale

​Latifi-Benedejçiq diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Slloveni në shëndetësi

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 17:28
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi gjatë një takimi sot me ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë Minca Benedejçiq kanë biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve.

Me theks të veçantë trajnimin dhe programet e shkëmbimit të profesionistëve shëndetësorë.

Latifi theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës dhe mbështetjen që shteti slloven mund të jep përmes ekspertizës për avancimin e kuadrove tona mjekësore. 

Nga ana e saj ambasadorja Benedejçiq theksoi se do të ndihmojnë në zgjerimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë dhe posaçërisht në ofrimin e trajnimeve të ndryshme për stafin mjekësor të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat