Liri Loshi për Albin Kurtin: Shpresoj që nuk e dëgjon ‘krejt krejt’ Amerikën, mund të përfundojë si…!

Aktuale

Liri Loshi për Albin Kurtin: Shpresoj që nuk e dëgjon ‘krejt krejt’ Amerikën, mund të përfundojë si…!

Nga: A.M Më: 26 korrik 2022 Në ora: 20:52
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi ka komentuar raportet e kryeministrit Albin Kurti me Amerikën.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se shpreson që Kurti e dëgjon Amerikën krejt, por jo edhe krejt krejt, pasi edhe mund të shpallet non-grata, si Sali Berisha.

Po ashtu, Loshi tha se as Thaçi e as Rugova nuk e kanë dëgjuat ‘krejt krejt’ Amerikën, prandaj nuk mund t’i kërkohet një gjë e tillë Kurtit.

“Amerikën duhet me e ngu krejt, po jo KREJT, KREJT! Se me e ngu KREJT, KREJT, për devijimin më të vogël të shpallin Persona nongrata. Shpresoj se Albin KURTI e dëgjon Amerikën KREJT, por jo edhe KREJT KREJT, sepse lehtë mund të përfundojë si Sali Berisha. A ka ma ironi se kur Edi Rama, që nuk e ka as të dhjetën e pastërtisë morale të Sali Berishës, e gërgatë atë me NONGRATA, NONGRATA!

Amerikën e ka dëgju krejt Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. Por asnjëri dhe as tjetri nuk e kanë degju KREJT KREJT. Prandaj mos kërkoni diçka tjetër as nga Albin Kurti”, deklaroi Loshi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Amerikën duhet me e ngu krejt, po jo KREJT, KREJT! Se me e ngu KREJT, KREJT, për devijimin më të vogël të shpallin Persona nongrata. Shpresoj se Albin KURTI e dëgjon Amerikën KREJT, por jo edhe KREJT KREJT, sepse lehtë mund të përfundojë si Sali Berisha. A ka ma ironi se kur Edi Rama, që nuk e ka as të dhjetën e pastërtisë morale të Sali Berishës, e gërgatë atë me NONGRATA, NONGRATA!

Amerikën e ka dëgju krejt Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. Por asnjëri dhe as tjetri nuk e kanë degju KREJT KREJT. Prandaj mos kërkoni diçka tjetër as nga Albin Kurti.

Ne që jetojmë në Amerikë dhe afër Amerike, e dimë më mirë se ju atje se si funksionon çdo administratë (qeveri) amerikane dhe me çfarë kulture dhe etike punohet gjithkund, në të gjitha mjediset.

Kur kam qenë në Kosovë, mua, sikurse edhe kolegve të mi mjekë, na vinte fort merzi kur një pacient nuk pajtohej me rekomandimet tona. Më ka mbetur në kujtesë një grua plakë në Skenderaj kur filloi të debatonte me mjeken për terapinë që ajo i kish caktuar. Mjekja iu drejtua: “Hajt, mos m’u përzi në punë teme, allahile!”

Edhe atëherë e kam ditë se sjellja e mjekes duhej të ishte ndryshe, por nuk e kam pasur të qartë saktësisht se si një mjek duhet të reagojë kur pacienti i përzihet në punë të vet. Këtë e kam mësuar kur kam përgatitë provimet kualifikueae dhe kur kam punuar në klinikat kanadeze. Aty pra, e kuptova se mjeku nuk është bosi në menaxhimin e pacientit. Bosi është pacienti. “Patient cenetered care”, i thonë. Mjeku ka për detyrë ta shikojë pacientin dhe pasi ta ketë caktuar diagnozën t’i jep atij/asaj rekomandimet për terapinë dhe alternativat. Ai që vendos në fund nuk është mjeku, por është pacienti. Kur pacienti nuk ka kapacitet (integritet) me vendosë, atëherë shikohet mos ka lënë ndonjë zgjidhje me shkrim për situata specifike. Nese nuk ka lënë asgjë, atëherë pyetet familja per personalitetin dhe karakterin e pacientit që mjekët të jenë në gjendje të veprojnë konform dëshirave të tij. Dhe, në këso rastesh, prapë fjalën e fundit e ka familja.

Nuk po them se mjekësia në Kosovë dhe Shqipëri nuk është si kjo në Kanadë dhe SHBA, sepse edhe atje shumë gjëra kanë ndërruar dhe mjekësia është transformuar. Mjekët e Kosovës dhe të Shqipërisë, bazuar në kushtet që kanë, janë nga më të mirët në botë. Po kjo është një tjetër temë. Unë veç desha ta bëjë krahasimin mes pervojës sime të atëhershme kur mjeku ishte në qënder të menaxhimit të pacientit dhe pervojës së tashme kur jo mjeku, por pacienti është në qënder të menaxhimit të tij dhe mjeku e të gjithë të tjerët janë në trajektore të rrethit.

Tash krejt atë që e thashë më lart dua ta lidh me politikën. Kosova është në karrikën e pacientit, kurse Amerika është në karrikën e mjekut. Fjalën e fundit për fatin e vetë e ka Kosova dhe jo Amerika. Kjo pra është arsyeja pse Amerika ka durim t’i dëgjojë kërkesat dhe objektivat tona dhe të na ofrojë krejt atë që mund të na ofrohet. Janë do gjera që mjeku, me gjithë vullnetin e mirë, nuk mund t’ia ofrojë pacientit. Për shembull, mjeku nuk parasheh sherimin e pacientit sikur ai të mos i përfillë rekomandimet e mjekut! As Amerika nuk mund t’i ofrojë Kosovës krejt çfarë ajo dëshiron.

Po si arrihen rezulatet më të mira? Arrihen kur secili e jep fjalën e vet dhe kur të gjithë pajtohen me zgjidhjen më të mirë. Nëse dikush mendon se Amerika mundet me e detyru Serbinë për me e njoftë Kosovën, e ka gabim. Ai që duhet me vendosë për këtë punë është vetë populli serb dhe ai shqiptar përmes përfaqësuesve të tyre.

Ajo çka dua t’ju them në fund është se Kosova ka ndejtë tepër gjatë dhe duhet të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur nga karrika e pacientit. Ne duhet me dalë nga spitali dhe me e shiju jetën. Ne nuk duhet me e zgjatë asnjë ditë në spital me fajin tonë.

Shpresoj të kem qenë i qartë me lexuesit, me mjekët, por mbi të gjitha me politikanët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat