Ditë të mira për Kosovën/ Detaje nga gjithçka që u fol e u premtua në takimin e Kurtit dhe Osmanit me Sekretarin Blinken

Aktuale

Ditë të mira për Kosovën/ Detaje nga gjithçka që u fol e u premtua në takimin e Kurtit dhe Osmanit me Sekretarin Blinken

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:25 Përditësuar në ora: 01:00 më 27.07.2022
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti takohen me Sekretarin Blinken

Kurti shpalos detaje të hollësishme nga takimi në Shtëpinë e Bardhë: Miq, partnerë dhe aleatë me SHBA-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një statusti në Facebook ka dhënë detaje për takimin që së bashku me Presidenten Vjosa Osmani e zhvilluan me Sekretarin Antony Blinken në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se me me Sekretarin Blinken diskutuan për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës.

“Së bashku me Presidenten Osmani, të shoqëruar edhe nga ambasadori jonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli takuam sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Me Sekretarin Blinken diskutuam për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës. Theksuam raportet tona bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre sidomos në rrafshin ekonomik me më shumë investime dhe në atë tregtar me më shumë shkëmbime. Po ashtu diskutuam për demokratizimin e rajonit dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet nga të cilat kanoset Ballkani Perëndimor. Anëtarësimi i Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe dhe ngritja e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse e të sigurisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë të mbarë rajonit”, theksoi Kurti.

Kryeministri theksoi se në takim u konfirmua që Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se deri më tani jemi angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut.

“Marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe popujve tanë janë të fuqishme aktualisht dhe të thella historikisht. Qëndrojmë krah për krah njëra tjetrës se jemi miq, partnerë dhe aleatë”, përfundoi kreu i ekzekutivit.

Postimi i plotë:

Kurti deklarohet pas takimit me sekretarin Blinken: Partner të padiskutueshëm të sigurisë Kosova e ka ShBA-në

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova partner të sigurisë i ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai, para medieve në Uashington, pas përfundimit të takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ka theksuar se bashkë me presidenten Vjosa Osmani e kanë shfrytëzuar mundësinë për kërkimin e shtimit të investimeve amerikane në Kosovë.

“Takimi që patëm bashke me presidenten qe shume i përzemërt, fort i dobishëm për raportet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe ShBA-së. Me këtë rast ne treguam se si Kosova është një rrëfim suksesi në mënyrë të dyfishtë”.

Së pari është rrëfim suksesi i punës dhe qëndrueshmërisë së popullit dhe i ndërhyrjes NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Dhe së dyti është rrëfim suksesi i një demokracie cilësore e cila shkon bashkë me zhvillimin ekonomik. Pra, në kontrast me disa fuqi të tjera nëpër botë të cilat dëshirojnë të tregojnë për zhvillim ekonomik se demokracia nuk është e nevojshme, shteti jo i madh i Kosovës është një shembull i madh se zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë”.

Njëkohësisht ne përfituam nga rasti, nga sekretari Blinken të kërkojmë shtimin e investimeve amerikane në Kosovë, por gjithashtu edhe ta rrisim shkëmbimin tregtar mes dy vendeve tona. Edhe në NATO ne e kemi bashkëpunimin shumë të ngushtë me ShBA-në për shkak se mbrojtja është një fushë në të cilën Kosova e ka rritur ndjeshëm buxhetin, synojmë që siguria e Kosovës ta ketë për partner edhe të padiskutueshëm por gjithnjë e më të fuqishëm, pikërisht ShBA-në”, ka thënë Kurti.

“Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”/ Osmani publikon foton nga takimi me Blinken

Presidentja e Republikës së Kosoës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi pas takimit me Sekretarin Blinken.

Në foton sipër të cilës ka shkruar “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, Osmani shihet së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Kujtojmë se, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në hapje të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova është partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se dy shtetet kanë një histori të gjatë, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.

Osmani: Partneriteti me SHBA-në ka qenë ekzistencial

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar sekretarin Blinken për takimin dhe ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën.

Ajo ka thënë se ndihma amerikane ka qenë ekzistenciale për të arritur lirinë, në rrugën për pavarësi e në zhvillimin si demokraci.

Osmani ka thënë po ashtu se garanton që Kosova është me popullin e Ukrainës kundër agresionit rus.

“Siç e dini Vladimir Putin ka bërë përpjekje që të destabilizohet Ballkani Perëndimor, por ne vazhdojmë të mbesim aleatë me SHBA-në dhe BE-në për t’u siguruar që t’i ndalim planet e Rusisë“, u shpreh presidentja Osmani.

Blinken: Kosova partner i palëkundur i SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në hapje të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova është partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se dy shtetet kanë një histori të gjatë, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.

“Kosova është partnere e palëkundur dhe e rëndësishme e SHBA-së. Ne jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-të dhe shtetin tuaj. Ju falënderoj edhe një herë që i keni mirëpritur afganët dhe që kemi parë mbështetje që nga dita e parë për Ukrainën. Keni punuar edhe në aspektet tjera, të cilën gjë e çmoj. Presidente e çmoj lidershipin tuaj. Nesër do të nënshkruani kontratën me MCC për energji. Kemi bashkëpunuar për të gjitha këto çështje dhe kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale. Faleminderit që keni ardhur, është nder dhe kënaqësi”, ka thënë Blinken.

Ndërkaq presidentja Osmani ka falënderuar sekretarin Blinken për takimin dhe ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën.

 

Ajo ka thënë se ndihma amerikane ka qenë ekzistenciale për të arritur lirinë, në rrugën për pavarësi e në zhvillimin si demokraci.

Osmani ka thënë po ashtu se garanton që Kosova është me popullin e Ukrainës kundër agresionit rus.

Siç e dini Vladimir Putin ka bërë përpjekje që të destabilizohet Ballkani Perëndimor, por ne vazhdojmë të mbesim aleatë me SHBA-në dhe BE-në për t’u siguruar që t’i ndalim planet e Rusisë“, ka thënë presidentja Osmani.

Blinken: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen me Kosovën për MCC-në

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC.

Ai, në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për ShBA-të dhe shtetin tuaj.

Ju falënderoj edhe njëherë që i keni mirëpritur afganët, e kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje.

Keni punuar edhe në aspektet tjera, presidente e çmoj lidershipin e juaj në këtë”,ka thënë Blinken.

Nis takimi Blinken-Osmani&Kurti- diskutohen këto tema

Ka nisur takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me  presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Sipas agjendës takimi pritet të përfundojë brenda një ore dhe pas takimit do të ketë një prononcim për media.

Ndërkohë, të mërkurën, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit-MMC.

Nis takimi i Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani me Sekretarin Blinken

Ka nisur takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

-------------------

Më herët Departamenti i Shtetit ka njoftuar se ky takim, sipas kohës lokale në Uashington, do të mbahet në ora 16:30, që sipas kohës lokale në Kosovë, i bije në ora 22:30.

“4:30 p.m. Sekretari Blinken takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit”, thuhet në agjendën e publikuar.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar sot po ashtu, se në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të priten nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se do të thellohet partneriteti strategjik me SHBA-në, megjithatë nuk janë bërë të ditura paraprakisht temat që mund të diskutohen.

“Së bashku me kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, ka njoftuar Osmani.

“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, ka përfunduar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat