Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken është lajm i rëndësishëm për republikën.
“ Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garant i pavarësisë së Kosovës dhe ky takim nuk është “thyerje akulli”,tha Gërvalla-Schwarz, të martën.
Por Kosova s’ i ka punët mirë me sigurimin e njohjeve të reja të shtetësisë. E fundit njohje erdhi më 1 shkurt 2021, nga Izraeli.
Gërvalla-Schwarz, pranon mungesën e njohjeve dhe tregoi se a janë ato më të rëndësishmet në politikën e jashtme.
Ajo shpreh bindjen se në vjeshtë konkretizohet edhe më shanset e Kosovës që të hyj në Këshillin e Evropës. Kurse, deri në fundvit sipas saj dorëzohet aplikimi për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.