Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA duke e ndërlidhur me komentet që janë bërë në vazhimësi se ai është “antiamerikan”.
Zyba në një postim në Facebook ka shkruar se mitet dekadëshe mbi “antiamerikanizmin” e Kurtit u përmbysën për vetëm dy vite.
Postimi i plotë:
Mitet dekadëshe mbi “Anti-Amerikanin” që u përmbysën për vetëm dy vite:
- Nuk do të bëhet asnjëherë kryeministër sepse Amerika nuk e do
- Nuk mund të udhëtojë në Amerikë sepse është në “No Fly list”
- Nuk mund të udhëtojë në Amerikë sepse nuk i japin vizë
- Nuk po udhëton në Amerikë sepse nuk po e ftojnë
- Nuk mund të shkojë në Amerikë sepse nuk e pret askush
- Mbase mund të udhëtojë në Amerikë por asnjë zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë nuk do ta takojë
- Mbase mund të udhëtojë në Amerikë por asnjë zyrtar i lartë i Departament të Shteti nuk do ta takojë