Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC.
Ai, në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.
“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për ShBA-të dhe shtetin tuaj.
Ju falënderoj edhe njëherë që i keni mirëpritur afganët, e kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje. Keni punuar edhe në aspektet tjera, presidente e çmoj lidershipin e juaj në këtë”,ka thënë Blinken.