Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë kthimin në KEK

Aktuale

Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë kthimin në KEK

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 09:40
Pamje nga protesta

Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, arsyeja e protestës është ndërprerja e punës nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Ndaj, ata po kërkojnë kthimin dhe vazhdimin e punës në KEK.

“KEK-u na ka lënë pa vende pune. Ka bërë padrejtësi ndaj neve. 166 punëtorë prej vitit 2003 jemi të larguar nga puna. Kërkojmë kthimin në KEK dhe vazhdimin e punës. Kosova Thëngjilli është kompani që bën shitjen e prodhimit”, tha para mediave njëri nga punëtorët.

Ai tregoi se edhe më herët kanë pasur problem me kontrata dhe sipas tij, kjo është padrejtësi.

“Edhe më herët kemi pasur probleme me kontrata, por vazhdimisht na bëhet kjo padrejtësi dhe kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem. Ne kemi kontratë deri në fund të vitit, por pasi është shpenzuar sasia e thëngjillit qe e kemi pasur në kontratë na është ndalur puna”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat