Nebih Geci: Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në mënyrë briliante pas vdekjes së Ibrahim Rugovës

Aktuale

Nebih Geci: Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në mënyrë briliante pas vdekjes së Ibrahim Rugovës

Nga: N. Sh. Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:43
Nebih Geci

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Nebihu e ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani e cila së bashku me kryeminsitrin Albin Kurtin po qëndrojnë në SHBA.

Geci përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, thotë se Vjosa Osmani është duke e përfaqësuar në mënyrën më briliante Kosovën që pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova.

Geci e ka komentuar edhe rrahjen e tavilinës nga disa përfaqësues të LDK-së, ku shton se ai është gjithmonë i dajthtë dhe nuk iu bindet interesave të ngushta askujt në LDK.

Geci tutje shprehet se, ai është në LDK dhe lutet që LDK-ja të ketë një ditë program dhe statut të vetin të djathtë sikurse e kishte Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

Këtu në këtë rast nuk po flasin vetëm demokratët Amerikanë, por e gjithë Amerika.

Këtu në këtë rast nuk po flet “Guxo” por po fletë Kosova, e kuptoj naivitetin e përfaqësuesëve të partive politike në Kosovë, por zonja në fjalë është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më briliante që nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Shumë me më dëshirë do e mirëpritja si përfaqësuese e LDK-së por ja që nuk është! Thotë një fjalë popullore “Inatin mbaje por hakun epja”.

Para disa javësh kur i pashë përfaqësuesit e LDK-së duke e rrahur tavolinën me shishe uji baraz me kolegët e tyre opozitarë të partive tjera u shtanga, i thirra disa intelektualë vërtetë të shquar të LDK-së dhe i pyeta sinqerisht se si e shohin ata opozitarizmin e LDK-së së Rugovës?!

Ata më thanë sniqerisht jemi të habitur dhe pa koment, më thanë edhe diçka tjetër por nuk po e them tani.

Unë jam gjithmonë i djathtë dhe do të jem gjithmonë i tillë, por kurrsesi nuk do u bindem atyre që më përfaqësojnë si opozitë nga programet e subjekteve tjera.

Lutem që një ditë LDK të jetë vërtetë LDK, me program dhe statut të vetin të djathtë ashtu si i takon djathtizmit që rrjedh nga EPP, dhe nga trashëgimtari i saj Rugova që la gjurmë të thella në Europë dhe përtej kontinentit.

Ka nga ata që thonë ose je LDK ose s’je, unë jam LDK, por kurrsesi LDK e interesave të ngushta.

LDK ka qenë aset kombëtar dhe duhet të jetë e tillë, gjithçka tjetër nuk është LDK për mua dhe shumë si unë.

Kishte qenë e rendit të i therrasin mendjes paria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat