“Vrasja e grave nuk është problem familjar, por politik e shtetëror”

Aktuale

“Vrasja e grave nuk është problem familjar, por politik e shtetëror”

Nga: H.O. Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:09
Luljeta Aliu

Analistja e çështjeve politike Luljeta Aliu në një postim të saj në Facebook ka folur për vrasjen e grave në Kosovë. Ajo shkruan se shtetin kur neglizhon obgilim për mbrojtjen e tyre, atëherë ndodhin këto vrasje.

Tutje, Aliu shkruan se vrasja më e rëndë ndodhë kur prokuroria është fajtore për vdekjen e grave dhe prapë vazhdon punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Andaj, ajo bën thirrje që politika të gjejë rrugë ta rregullojë këtë, edhe atë shpejt!

Postimi i plotë:

Vrasja e grave nuk bëhet vetëm një herë. Vrasja e grave ndodhë çdoherë kur shteti nuk iu del në mbrojtje, kur shteti e neglizhon obligimin për mbrojtje. Vrasja e grave ndodhë kur shteti nuk e merr seriozisht rrezikun për jetën e tyre. Vrasja e grave ndodhë kur prokurori nuk i vlerëson rrethanat rënduese mjaftueshëm. E vrasja më e rëndë ndodhë kur prokuroria është fajtore për vdekjen e grave dhe prapë vazhdon punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Prandaj vrasja e grave nuk është çështje private e familjare, por politike e shtetërore.

Shteti është fajtor për tolerimin e vrasjeve të grave nga institucionet nëse nuk ndërmerr hapa konkretë dhe të shpejtë për ta bërë të pamundur vazhdimin e punës të prokurorëve e gjyqtarëve që dështojnë deri në atë pikë në punën e tyre sa që gratë për arsye të këtyre dështimeve vdesin. E dimë që gjykatat e prokuroritë janë të pavarura, por ato nuk kanë të drejtë pavarësinë nga ndikimi në vendimmarrje ta përdorin si alibi për tu mbrojtur nga kontrolli i jashtëm. Politika duhet të gjejë rrugë ta rregullojë këtë. Edhe atë shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat