Një muaj paraburgim është vendosur ndaj francezëve që kanë hyrë në Kosovë ilegalisht të hënën.
Ky vendim u mor nga dega e Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Leposaviq.
B.G. dhe A.F. ishin ndaluar të hënën nga policia në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, me një veturë Land Rover, me targa ruse.
Në njoftimin e policisë kanë deklaruar se të dyshuarit, duke përdorur rrugët ilegale, kane hyrë në Kosovë, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’.