Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Lista Serbe nuk e shfaq ndonjë interes që lidhet me pushtetin lokal.
Ai, në Info Magazine, ka folur për qëndrimin e tyre ndaj Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të cilët nuk e kanë mbështetur.
“Nuk kemi asnjë reflektim nga ana e tyre, i kam informuar të gjitha grupet parlamentare, Lista Serbe nuk ka ndonjë arsye, nuk shfaq ndonjë kërkesë që ndërlidhet me pushtetin lokal, nuk shfaq ndonjë kërkesë në avancimin e të drejtave të komuniteteve”,ka thënë Krasniqi.