Takimi i Osmanit e Kurtit në Amerikë/ “Krasniqi, Abdixhiku, Limaj, e Isa Mustafa s’po ndihen për së gjalli”

Aktuale

Takimi i Osmanit e Kurtit në Amerikë/ “Krasniqi, Abdixhiku, Limaj, e Isa Mustafa s’po ndihen për së gjalli”

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2022 Në ora: 19:37
Foto nga takimi

Profesori Binak Maxharraj ka thënë se ku mbeti opozita e cila deri sot kritikoi e shau Kurtin e Osmanin për raportet me Amerikën.

Ai madje, tha se janë po Kurti e Osmani që morën përshëndetje nga presidenti amerikan Joe Biden, gjatë takimit me sekretarin Antony Blinken.

Shkrimi në Facebook:

PËRSHENDETJE TË NGROHËTA TE PRESIDENTIT TË SHBA JOE BIDEN PËR OSMANIN DHE KURTIN.

Është bërë virale një video e Sekretarit te Shtetit, Antony Blinkn ku Presidenti i SHBA ne veçanti në mënyrën me të ngrohët i përshendet Presidentën Vjosa Osami dhe Kryeministrin Albin Kurti me rastin e vizites se tyre në Uashingtin DC, Presidenti Joe Biden thotë:

“Mirëdita të gjithëve, Zonja Presidente, e mrekullueshme të ju kemi të dyve këtu në Departmenin e Shtetit dhe ne Shtetet e Bashkuara. Kosova është një partner i palekundur i Shteteve te Bashkuara dhe mendoj se siç e din të gjithë, ka një histori të gjatë dhe te forte midis nesh”.

Kjo është përshendetja mitike e ngrohët nga Presidenti Joe Biden për Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, përcjell permes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

E ndava këtë mesazh në veçanti te Presidentit të SHBA Joe Biden për te ia përkujtuar edhe një here këtyre mistrecave te opozitës se kush është Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, mbasi për disa nga këta mistreca deri sot i shanin i fyenin, i poshteronin, i turperoni.

Por sot këta struca të të gjitha partive nuk po shihen askund, kanë humbur sikur ti kishte lëshuar toka e as vrik me gojë nuk po guxojnë me bë, sepse po u dalin ne shesh të gjitha mbrapështit e tyre. Po shukatin sidomos ata qe ishin me te zhurmshmit në kritikat e tyre bajate, te pa baza, idioteske te tipi te Ramush Haradinaj, Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut, Fatmir Limes, e ne veçanti pas këtij triumfi te Vjoses dhe Albinit Isa Mustafën edhe mund te kapë ndonjë sulm në zemër, pasiqe spo ndihet për se gjalli.

E tillë është opozita e jonë, kur punët e tyre i kanë llugë brenda partive nga goditja e madhe që ua bënë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti të cilët si paçavra i qitën ne opozitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat