Analistët në Beograd thonë se presioni ndërkombëtar mund të përshpejtojë arritjen e një marrëveshjeje nëpërmjet dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Në BE thonë se nuk e ka kushtëzuar Serbinë që për integrim në të duhet ta njohë Kosovën, ndërkohë që Kosova kërkon njohje nga Serbia, dhe kështu shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve theksojnë ata.
Pas thirrjeve gjithnjë e më të shpeshta që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rregullohen me njohje reciproke, analistet politike thonë se kjo është një çështje kompromisi, çështje bilaterale, e cila në procesin e integrimeve evropiane te Serbisë quhet normalizim. Bojan Ellek, Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë VDR.
Në procesin e negociatave mes BE-së dhe Serbisë nuk përmendet njohja, mirepo Serbia ka pranuar obligim te arrin marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Normalizimi është ajo që Lajçak ka thënë së fundmi se Beogradi dhe Prishtina duhet të përcaktojnë se çfarë do të thotë, për palën serbe ajo quhet kompromis, e për palën kosovare është njohja e pavarësisë, tha Ellek. Analistet ne Beograd vlerësojnë se ekziston përshtypja se nuk ka synim ndërmjet palëve që të ketë përparim në dialog, por ka presion nga jasht për fillimin e tij.
Prandaj, ata besojnë se një marrëveshje përfundimtare nuk mund të pritet në të ardhmen e afërt. Dragisha Mijaçiq, Analist politik VDR Gjithçka është çështje kompromisi, marrëveshjeje, ndërtimi i besimit dhe nëse njohje vjen fare, atëherë do të vijë përmes një transaksioni të ndërsjellë mes dy palëve.
Serbia nuk do ta njohë Kosovën vetëm pse e kërkon Kurti apo dikush tjetër. Hapi i drejt tani mund te jet krijimi i një dialogu thelbësor, zgjidhja e çështjeve politike, normalizimi i marrëdhënieve sa më shumë që të jetë e mundur në këtë Ndonëse i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar takimin e presidentit Vuçiq me kryeministrin Kurti më së voni për fillim të shtatorit, analistët në Beograd besojnë se pa ndonje marrëveshje konkrete ky takim mund të jetë vetëm simbolik.