Haradinaj: Habitem se si ka mundësi që kryeministri i Kosovës nuk i rritë rrogat

Aktuale

Haradinaj: Habitem se si ka mundësi që kryeministri i Kosovës nuk i rritë rrogat

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 21:36
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka agjendë për të punuar në dëm të shtetit. Ndër kritikat e shumëta të Haradinajt në adresë të kryeministrit Albin Kurti ishte edhe moskalimi i Ligjit për Pagat.

“Unë e kam bërë Ligjin e Pagave, Qeveria Haradinaj e ka bërë Ligjin e Pagave, e kam çuar në parlament, ka pasur një ankimim në dy tre nene, Kurti ka mujtë për një javë me e bo atë ligj, e ka të gatshëm, ia kemi bërë ligjin. Këtu është punë inati, ky njeri ka inati me dikënd, ai ka inati me VV-në, sepse VV-ja nëse është gjysma e popullit që e ka votuar këtë njeri, ata janë edhe policë edhe ushtarë edhe zyrtarë edhe mësues edhe mjekë, zjarrëfikës”.

“Ai njeri është kundër njerëzve të vetë, kundër sistemit, pra atë që e ka pasur urrejtje kundër flamurit, e himnit, e ka kthyer tani në urrejtje ndaj njerëzve që tani e mbajnë shtetin, taktikisht duke u marrë paratë e tyre, nuk po them jepju pare shtesë, jepju në bazë të ligjit që e ke marrë të gatshëm”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se me mosrritjen e pagave Kurti po vjedhë para nga këto kategori.

“Prej shtatorit të vitit që shkoi deri në këtë shtator, Qeveria, në këtë rast kryeministri ia ka vjedhë mjekut 5 mijë euro, ia ka vjedhë, ia ka shti dorën në xhep dhe ia ka marrë. Kjo është situatë vërtetë serioze edhe unë habitem se si kryeministri i këtij vendi nuk ia rritë rrogën policit të vetë, mësuesit të vetë, se janë të këtij vendi”, tha Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat