“A p’e sheh, Kurti shkoi në Amerikë”, Krasniqi komenton edhe deklaratën se kryeministri është në “no-fly list”

Aktuale

“A p’e sheh, Kurti shkoi në Amerikë”, Krasniqi komenton edhe deklaratën se kryeministri është në “no-fly list”

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 22:10
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vizita e një kryeministri të Kosovës, në SHBA duhet të jetë diçka normale.

Ai ka thënë se përfolja e shumtë e këtij takimi është gabim.

“Po thonë a e pe qysh shkoj Albini në Amerikë? Po kjo është normale”, thotë ai.

Tutje ai thotë se i qëndron asaj se vazhdojnë të jenë të pakënaqur me raportet që ka qeveria me SHBA-në.

“I qëndrojmë asaj se nuk jemi të kënaqur me raportet që ka qeveria me SHBA-në. Kemi qenë të qartë për këtë. Kjo nuk ka ndryshuar. Ky takim që ka ndodhur është i vonuar. Është dashur të ndodhë shumë më herët. Nëse jo cdo 7-8 muaj, së paku një herë në vit. U bënë më shumë se një vit e gjysmë që Kurti është në pushtet, e ky është takimi i parë”, tha ai.

Ai komentoi edhe deklaratën e dhënë nga Florin Krasniqi se Kurti është në “no-fly list” të SHBA-së.

“Jo ai vizën e ka marrë me kohë dhe është pritur të shkojë. Nuk merrem me deklarata të dhëna në studio televizive”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat