Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja është parti opozitare aktive, teksa ka shtuar se nga partia e tij nuk duhet të priten hedhja e gazit lotsjellës dhe molotëveve në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi, siç thotë ai, PDK-ja nuk është parti e cila opozitarizmin e bën në mënyrë të dhunshme dhe kundër vendit.
Ligjëvënësi opozitar theksoi se shteti ua ka parë sherrin metodave opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Konstatim ma i pasaktë se me thënë që ne jemi të heshtur, nuk ka. E kam thënë edhe më herë, prej neve nëse presin nga ne me gjujtë molotovë ose gaz lotsjellës në Kuvend. Ne kurrë nuk kemi me bo. Ne nuk e bëjmë atë punë”, u shpreh ai.