Deputetja e PDK-së: Më në fund një takim për t’u vlerësuar, takimet tjera ishin eksperimente

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Më në fund një takim për t’u vlerësuar, takimet tjera ishin eksperimente

Nga: H.O. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 08:57
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në një postim të saj në Facebook ka vlerësuar takimin e mbajtur në SHBA nga krerët e shtetit.

Ajo shkruan në Facebook se ky takim është për tu vlerësur dhe hap pozitiv e kjo falë SHBA-së, ndërsa takimet e mëparshme i quan si eksperimente dhe eksperienca personale të Kurtit dhe Osmanit.

Postimi i plotë:

Më në fund është për t'u vlerësuar fakti që pas 1 viti e gjysmë e kemi një hap pozitiv në politikën e jashtme dhe këtë krejtësisht falë SHBA-së!

Vizitat e tjera kanë qenë eksperimente dhe eksperienca personale e politike të Kurtit e Osmanit, pa ndonjë agjendë konkrete për shtetin tonë në relacion me SHBA-në.

Fokusi i takimit me Sekretarin Blinken 🇺🇸  na tregon se ka vendosmëri amerikane për një proces të dialogut Kosovë-Serbi, andaj mbetet të shihet qasja, kuptimi i drejtë i mesazheve amerikane dhe qëndrimi i Qeverisë në temat dhe marrëveshjet që do të trajtohen në të ardhmen e afërt!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat