Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka kritikuar kryeministrin Kurti sa i përket marrëveshjes me MCC në SHBA. Ҫitaku shkruan se kjo marrëveshje erdhi pa asnjë meritë të kësaj qeverie.
Madje, nënkryetarja e PDK-së i drejtohet Kurtit se në SHBA përfaqëson Kosovën dhe jo Vetëvendosjen.
Postimi i plotë:
Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën.
Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet.
Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë.
Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së.