Hovenier i lumtur për marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së

Aktuale

Hovenier i lumtur për marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 10:51
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes Kosovës dhe MCC-së.

“I lumtur që shoh Kosovën dhe SHBA-në të ndërmarrin një hap tjetër që thellon partneritetin tonë të përbashkët. Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga kjo. Kompakt në muajt dhe vitet e ardhshme!”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Marrëveshja e nënshkruar mbrëmë në Uashington në vlerë 236.7 milionë dollarë është vlerësuar si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë, në fushën e energjisë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat