Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti duke thënë se kjo qeveri ka dëmtuar policët, shërbyesit civil, personelin shëndetësor por edhe sektorin e arsimit.
Kryetari i AAK-së ka veçuar sektorin e arsimit si sektorin i cili, sipas Haradinajt, është dëmtuar më së shumti, shkruan lajmi.net.
“Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro”, ka shtuar Haradinaj.
Ai ka folur edhe për dëmet në sektorët tjera të cilat janë shkaktuar si pasojë e neglizhencës së qeverisë.
“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë.
Sipas tij, është i domosdoshëm aprovimi i Ligjit të Pagave.
“Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri”, ka përfunduar Haradinaj.