Kryeziu thotë se opozita nuk është gëzuar që në kohën e Qeverisë Kurti është arritur marrëveshja me MCC-në

Aktuale

Kryeziu thotë se opozita nuk është gëzuar që në kohën e Qeverisë Kurti është arritur marrëveshja me MCC-në

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:34
Arbreshë Kryeziu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu foli për ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në.

Kryeziu deklaroi se deputetët e opozitës nuk  janë gëzuar që një marrëveshje e tillë është bërë në kohën e Qeverisë Kurti.

“Të gjitha subjektet politike i përmendën liderët e tyre politik duke u munduar që t’iu atribuojnë sukseset atyre që në njëfarë mënyrë të kuptoj që kanë votua pro kësaj marrëveshje. Po sikur ndoshta nuk janë gëzuar që u bë në një kohë kur Qeveria Kurti po udhëheqë me vendin dhe në këtë mënyrë iu ktheheshin viteve para që tregonin që e ka nisur Presidenti Thaçi pse Presidentja  Atifete Jahjaga”, tha Kryeziu.

Tutje deputetja e Vetëvendosjes e cilësoi si veprim të mirë votimin e kësaj marrëveshjes nga ana e opozitës duke thënë se në momente të tilla nuk duhet të bëhen dallime politike  kur është në pyetje e mira e përgjithshme e Kosovës.

“Sot është një moment shumë i rëndësishëm ku ne nuk duhet të bëjmë dallime politike prandaj ky është veprim shumë o mirë që e kanë bërë deputetët e opozitës që kanë votuar miratimin e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare duke e bërë Kosovën të jetë përfituese e mbi 200 milionë euro fonde që do t’i dedikohej pikërisht energjisë”, tha Kryeziu

Ndërkohë sot është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Të gjithë 89 deputetët që ishin në sallë votuan për.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat