Ish-emisari i posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, republikani Richard Grenell ia ka rikujtuar kongresistit demokrat, Bill Keating, refuzimin e gazsjellësit amerikan nga Albin Kurti, me ç’rast këtë qëndrim të Kryeministrit të Kosovës e ka cilësuar si “të tmerrshëm” për shëndetin e njerëzve në Kosovë
Keating është njëri nga kongresistët që ishin prezentë të mërkurën në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së MCC-sëw, të lidhur me Qeverisë së Kosovës dhe Sfidave të Mijëvjeçarit, një agjencie të pavarur amerikane.
Madje, deklaratën e Keating i cili ka thënë se “Kosova… e ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi”, Grenell e ka quajtur qesharake.
Congressman Keating says: “Kosovo….has always welcomed U.S. involvement in the country and the Balkans at large,”
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 28, 2022
Was Keating asleep last Fall when Kurti rejected U.S. LNG?!
This type of weakness doesn’t help American diplomacy or our credibility. https://t.co/0SEkaroMKX pic.twitter.com/P6DVGv0Aub
“Keating nuk arrin të dalë në mbrojtje të Amerikës me këtë deklaratë qesharake”, u shpreh Grenell.
Por, Grenell e ka kritikuar prezencën dhe qëndrimin përkrahës të demokratit Keating për ujdinë, si dhe “rehabilitimin” e Albin Kurtit – të cilin ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare të ShBA-ve e prezanton si refuzues të gazsjellësit amerikan.
“Shpresoj që Keating t’i ketë thënë Kurtit se refuzimi i gazsjellësit së pastër dhe të rinovueshme të SHBA-së përmes një tubacioni të ri ishte një vendim i tmerrshëm për shëndetin e popullit të tij dhe cilësinë e ajrit të mbushur me qymyr në Kosovë”.
Po ashtu, Grenell ka pyetur “nëse Keating ishte në gjumë vjeshtën e kaluar kur kryeministri Albin Kurti sipas tij, refuzoi gazsjellësin e SHBA-së?!”.
Ish-ambasadori amerikan në Berlin, i cili shpeshherë ka hedhur kritika ndaj shefit të qeverisë shkroi në Twitter se “ky lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”.
“Siç e kemi parë me vendimin e Gjermanisë për të blerë sasi të mëdha gazi nga Rusia, të kesh diplomaci të ashpër në fillim është mënyra sesi shmang luftën dhe konfliktin. Deklaratat e zymta që sfidojnë historinë absolutisht do të krijojnë probleme më të mëdha më vonë”, shtoi tutje Grenell.