Naim Miftari publikon një fotografi të rrallë të Fehmi Lladrovcit para gjykatës serbe: Për Kosovën edhe po të vritemi një mijë herë është pak

Aktuale

Naim Miftari publikon një fotografi të rrallë të Fehmi Lladrovcit para gjykatës serbe: Për Kosovën edhe po të vritemi një mijë herë është pak

Nga: N. Sh. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 22:21
Fehmi Lladrovci

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar një fotografi të heroit komandantit të UÇK-së Fehmi Lladrovcit.

Lladrovci shihet para gjykatës serbe, në kohën e para luftës në Kosovë, ku Miftari e citon të ketë thënë se edhe po të vritemi një mijë herë për Kosovë, është pak.

Miftari Lladrovcin e quan vigan.

Postimi i plotë:

Për Kosovën edhe po të vritemi një mijë herë është pak - dëshmori Fehmi Lladrovci

Një histori, një hero, një Vigan i çështjes kombëtare para gjykatës armike Serbe, dëshmori i kombit e komandanti i UÇK-së, Fehmi Lladrovci.

Lavdi e përjetshme!

Ishte nder i madh për ne, për mua dhe për Naserin tonë të ju njihjnim mirë dhe të ju kishim mik e bashkëluftëtar!

Jam shumë i bindur se po të ishit ju sot gjallë, ju prap nuk do ishit bërë multi-miloner si disa komandanta të korruptuar ish-shokët tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat