Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti foli për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për të cilin thotë se duhet të themelohet.
Haliti tha se nuk mund të pezullohet marrëveshja për Asociacionin sepse sipas tij nuk ka mekanizma për ta pezulluar pasi që thotë se kjo është marrëveshje ndërkombëtare.
“Katër parimet e Grupit të Kontaktit kanë qenë të theksuara edhe për këtë çështje, është një parim, Serbia nuk ka kthim në Kosovë në variantin e saj.
Asociacioni i Komunave duhet të themelohet, duhet të njihet gjuha serbe dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë në gjithë territorin e Kosovës, alfabeti cirilik duhet të jetë në të gjithë territorin e Kosovës dhe të njihet e drejta e 40 Kishave dhe Manastrive që të kenë territorin e garantuar të tyre dhe në pronat e tyre. Kështu ka qenë marrëveshja”, tha Haliti.