Kosovës po i shtohen ushtarë në radhët e saj. Gjatë ditës së sotme, do të bëhet betimi i ushtarëve të rinj në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së, në Ferizaj.
Sipas një komunikate, sot do të mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj, ku do të marrin pjesë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës. Si dhe gjeneralë e oficerë të lartë të FSK-së.