Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 3,702 testime, 1,480 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, asnjë person nuk e ka humbur jetën.
Sot janë shëruar 1,435 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 10,684.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 115 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.121 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.169 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.555 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,306 persona.