Kurti prezanton dy shokët e moçëm që kanë ndikuar shumë te ai

Aktuale

Kurti prezanton dy shokët e moçëm që kanë ndikuar shumë te ai

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 14:13
Albin Kurti dhe Besnik Pula me Gent Carrabregun

Kryeministri Albin Kurti nuk kthehet në Kosovë kur shkon në Amerikë pa i takuar dy miq të tij të moçëm.

Madje, Besnik Pulës dhe Gent Carrabregut ia kushtoi një postim në Facebook, derisa ia lavdëroi edhe të arriturat e tyre në profesionet që zhvillojnë në SHBA.

“Besnik Pula dhe Gent Carrabregu. I pari profesor në Universitetin Shtetëror Politeknik të Virxhinias kurse i dyti në Universitetin Duke të Karolinës Veriore. Ekonomia politike e teoria kritike dhe filozofia politike e teoritë e demokracisë, janë fushat e tyre. U takuam e bashkëbiseduam në Ëashington DC. Sepse nuk ka ngjarë ndonjëherë që ta kalojmë oqeanin në cilëndo kahje pa u takuar. Janë studiues të rinj por me përvojë dhe miq të moçëm të mi. Nuk më kritikojnë aq, ndoshta edhe për shkak se e dinë sa shumë kanë ndikuar tek unë”.

Image
Albin Kurti dhe Besnik Pula me Gent Carrabregun

Kurti bashkë me presidenten Osmani po qëndrojnë në SHBA.

Atje shkuan për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje me MCC-në që i solli miliona Kosovës, si dhe zhvilluan takimin më të rëndësishëm që nga marrja e mandatit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat