Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sërish ka votuar ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në seancën e sotme, nuk është miratuar Projektligji që rregullon çmimin e produkteve medicinale.
Për këtë ligj deputetët e opozitës janë ‘përplasur’ me partinë në pushtet.
Kur Projektligji u hodh në votim pas një debati të zgjatur rreth kësaj teme, Konjufca abstenoi, ndërkohë që VV votoi kundër.
Njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.