Pacolli komenton vizitën e ambasadorit Hovenier në Xhaminë e Madhe

Aktuale

Pacolli komenton vizitën e ambasadorit Hovenier në Xhaminë e Madhe

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 14:33
Hovenier është pritur sot nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është pritur sot nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ai atje tha se ka shkuar për të shënuar Vitin e Ri Islamik bashkë me myftiun Tërnava ku edhe kanë diskutuar mënyrat se si çdo qytetar të mund të adhurojë i lirë prej diskriminimit.

Për këtë vizitë të tij ka shkruar edhe deputeti Behgjet Pacolli, i cili ka falënderuar ambasadorin për praninë e tij në këtë shënim.  

“Vizita e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Jeff Hovenier në Bashkësinë Islame (në Xhaminë e Madhe) në Prishtinë është një respekt i madh për popullatën kosovare të besimit islam dhe për të gjithë kosovarët. Faleminderit Ambasador!”, ka shkruar Pacolli.

Derisa Hovenier ka thënë se respektimi i religjioneve të ndryshme është vlerë demokratike.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Ternava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar Hovenier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat