Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka pyetur nëse kryeparlamentari Glauk Konjufca, do të jetë në listën e deputetëve që sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Konjufca edhe sot ka votuar ndryshe nga partia e tij, lidhur me Projektligjin për rregullimin e çmimeve për produktet medicinale.
Maxharraj ka pyetur Konjufcën se nga është nisur dhe ku po shkon ai me këto veprime, përcjell Bota sot.
Reagimi i Maxharrajt në Facebook:
A mos është Konjufca në listën e Arben Gashit?!
Kryetari i Kuvendit të Kosovës nga LVV Glauk Konjufca përsëri ia “ktheu” shpinën LVV-së.
Parlamenti i Kosovës sot nuk miratoi Projektligjin për rregullimin e çmimeve për produktet medicinale.
Për këtë projektligj u bë një debat i ashpër midis mazhorancës dhe opozitës.
Por, kur ky Projektligj u hodh në votim Konjufca abstenoi, anipse LVV votoi kundër.
Kryetari i Parlamentit te Kosovës Glauk Konjufa për herë të dytë ia ktheu shpinën LVV, herën e parë veproi njësoi kur ishte në pyetje Projektligji për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.
Pra, mbetet vetëm të thuhet se për kah është nisë, për ku po shkon Glauk Konjufca?!
A mos, ndoshta edhe ky është në atë listën famoze të Arben Gashit, kryetarit te grupit parlamentar të LDK-së, ku tha se tetë deputetë janë të gatshëm të ikin nga mazhoranca për t’iu bashkuar grupeve tjera parlamentare, mbase edhe LDK-së.
Dhe në bazë të kësaj pritet që qeveria Kurti II të bie diku ne vjeshtën e vonë, edhe pa prezencën dhe presionin e Richard Grenellit.