Kryetari i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të reflektojë në raport me iniciativat e opozitës në Kuvendit.
Në seancës ku po diskutohet propozimi i LDK-së për Projektligjin për Shëndetësi, ai ka thënë se Qeveria ta përkrah këtë propozim.
Sipas tij, në këtë mënyrë presionin për këtë ligj e merr opozita.
“Kërkoj prej jush, prej zëvendëskryeministrit kërkoj që të reflektoj. A testojmë këtë proces?. Hajde Glauk, e testojmë. Po e testojmë me ligjin për Shëndetësi se a funksionon ky sistem i demokracisë, kur partia që është në opozitë e merr përgjegjësinë për një ligj”, ka thënë Tahiri.