Vite më parë ai u bë i njohur për fotografinë unike në të cilën ishte personazh.
Bëhet fjalë për Xhafer Kadirin nga Rahoveci, ose komandant "Luigji" siç e njeh zona e Anadrinit dhe jo vetëm.
Përmes një postimi në Facebook, Kadiri njoftoi se edhe djali i tij Kushtrimi tashmë ka hyrë në radhët e ushtarëve kosovarë.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Sot eshte nje dite historike per mua dhe familjen time. Djali im i vogel, KUSHTRIMI e dha betimin per ushtar te Forces se Sigurise se Kosoves. Ndjenjat e krenarise te perziera me lot. Ne dhame betimin ne lufte, e sot gjeneratat e reja po e japin betimin ne paqe. Megjithate, qellimi i tij mbetet i njejte. Jeto e vdis si ushtar, per Shqiperine Etnike, per KOSOVEN!
Ishte nder e kenaqesi te takoja bashkeluftetaret te cilet sot mbajne me krenari uniformen e Ushtrise me te re ne bote. I falenderoj veq e veq secilin per respektin e treguar ndaj meje dhe familjes sime!
E ty, TRIMI i babes te them: vazhdoje traditen familjare. Ti ke shpirt luftarak, je i guximshem, punetor dhe je i ri me plot vullnet. Une jam i bindur ne besnikerine tende ndaj ketij betimi, sepse e kam pare perpjekjen tende per te realizuar kete enderr te kahmotshme.
Urime, Kosove! Urime, Shqiptari!
Lavdi deshmoreve te Kombit Shqipetar!
Me respekt,
Komandant Xhafa.