Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në INDEP, ka thënë se nuk do të ketë më rrymë të lirë në Kosovë dhe këtë duhet ta dinë qytetarët.
Ejupi ka thënë se para tri viteve çmimi i importit të energjisë ka qenë 50 euro për megavat, tani ka arritur në 500 euro.
Sipas tij, rryma do të shtrenjtohet ende .
“Me këto çmime, se para 3 vite çmimi i importit të energjisë mesatar ka qenë 50 euro për megavat, tash vetëm ka mbërri 500+ euro. Më nuk ka rrymë të lirë, këtë duhet ta dinë qytetarët e Kosovës, që rryma jo që është shtrenjtu por do të shtrenjtohet ende me këtë trend”, ka deklaruar Ejupi.