Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj deputeti të AAK-së Bekë Berishës.
Durmishi në reagimin e tij thotë se nuk i ka nënshkar kataër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro, ashtu siç ka pretenduar Berisha.
Sipas tij, ministri i nënshkruarn kotratat nën vlerën 500 mijë euro, ndërsa kontratat e përmendura sot nga Berisha, ai thotë se e kanë vlerën 12 milionë euro.
Postimi i plotë:
Ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishes e ky i shkreti nuk dinte as me i lexu.
Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro.
I kishim të planifikuara 16.5 milion euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe arritëm që të nënshkruajmë kontrata për vetëm 12 milion euro. Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë.
Boll keni vjedhë Bekë Berisha.