Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së sotme është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit.
Burimet bëjnë me dije se aksioni është duke u zhvilluar në Leposaviq dhe Zubin Potok dhe po bëhet për të parandaluar kontrabandën, kryesisht atë të ushqimit.
Po ashtu i njëjti burim forcave policore, bëjnë me dije se është arrestuar njeriu i dytë i Milan Radojçiqit.
Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë aksion.