Ja pse nuk po e merr Kosova liberalizimin e vizave

Aktuale

Ja pse nuk po e merr Kosova liberalizimin e vizave

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:16
Ilustrim

Eksperti i Integrimeve Evropiane, Agron Hoti, ka thënë se një nga arsyet kryesore që nuk po realizohet liberalizimi i vizave është numri i vogël i popullsisë.

Hoti është shprehur se tregu i vogël dhe problematikat politike po e vështirësojnë këtë proces.

“Thuhet një fjalë popullore mos qofsh vend i vogël, sepse kur je vend i vogël e ki shumë të vështirë të imponosh politika, sikur të ishim në ndonjë vend i madh me 100 milionë banorë apo me 500 milionë banorë do të trajtoheshim shumë më ndryshe nga Bashkimi Evropian.

Jemi treg i vogël jemi në probleme politik me Serbinë, unë konsideroj se e kemi humbur momentumin në vitin 2014-2017 kur i jepnin botës pamje të tmerrshme”, tha Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat