Melihate Tërmkolli i reagon Edi Ramës: Ka marrë turr t’ia shkulë edhe rrënjët kombit e shtetit shqiptar

Aktuale

Melihate Tërmkolli i reagon Edi Ramës: Ka marrë turr t’ia shkulë edhe rrënjët kombit e shtetit shqiptar

Nga: A.ZH Më: 30 korrik 2022 Në ora: 07:18
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur në emër të SHBA-ve për “Ballkanin e Hapur”.

Sipas Tërmkollit, SHBA asnjëherë nuk ka deklaruar se është iniciator dhe as garant i këtij projekti.

Ish-deputetja ka akuzuar kryeministrin shqiptar, se ka marrë turr “t’ia shkulë edhe rrënjët kombit e shtetit shqiptar”, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Në njëqind vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, ai që ka marrë turr t’ia shkulë edhe rrënjët kombit e shtetit shqiptar, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, foli edhe në emër të SHBA-ve, se si “Open Balkans” qenka projekt “qind për qind i dakordësuar dhe qind për qind i mbështetur pa asnjë rezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

SHBA nuk po thotë kështu! SHBA asnjëherë nuk ka deklaruar se është iniciator dhe as garant i kësaj nisme e këtij projekti!

Të tjerat janë çorbë serbe-ruse, me pasoja të rënda dhe rreziqe të mëdha për shqiptarët, për Kosovën në veçanti, për tërë Gadishullin Ilirik ose Ballkanin Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat